Këngëtarja Morena Taraku është treguar gjithmonë e guximshme përsa i përket ndryshimeve në look-un e saj, duke marrë vendime dr astike që e kanë tjetërsuar totalisht. Duket se njëra prej pamjeve i pëlqeu herën e parë pasi e realizoi, ndaj së fundmi Morena vendosi të qethë sërish kokën.
Këngëtarja i habiti të gjithë me postimet e fundit në InstaStory, ku shfaqej një bjonde platin me kokën e qethur. Ajo dukej se ndihej mirë me këtë look të një vajze “gangsta” dhe me siguri do ta shohim gjatë me këtë pamje. Me shumë mundësi, Morena ka gjetur veten në këtë pamje cool dhe story-t me pamjen e re s’kanë munguar.