Alketa Vejsiu ka vizituar Italinë në kohë pandemie, pasi shifrat e të infektuarve dhe viktimave janë ulur ndjeshëm në vend. Në një kohë që kujdesi në maksimum dhe mbrojtja e vetes dhe të tjerëve ka më shumë rëndësi se kurrë më parë, moderatorja bën apel për vendosjen e maskës. Ajo tregoi se gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në Itali, ka vënë re se njerëzit e përdornin maskën në çdo ambient nga qyteti në fshat.

Moderatorja bën thirrje qe të ndjekim shembullin e fqinjëve dhe të mos bëjmë as të fortin e as budallain, pasi vdekja dhe sëmundja nuk përzgjedhin! Fushatë për vendosjen e maskës! Është serioze! ?Nga Qyteti ne Fshat, Italia pas asaj qe kaloi na mëson qe duhet ta marrim vërtetë seriozisht këtë situate! Nuk pashe askënd pa maskë, në mjedise të mbyllura nuk diskutohet! Edhe në Shqipëri te gjitha bizneset serioze kane vendosur sterilizues ne hyrje dhe e kane detyrim maskën! Bravo! Ftoj te gjithë ata qe janë aktiv ne instagram te promovojnë sa me shume këtë mase te domosdoshme por thuajse te neglizhuar ne vendin tone! Maska nuk është Tendence, as Opsion! Është detyrim qytetar! Mbro veten dhe tjetrin! Mos bej si i fortë, mos u bej as budalla! Vde kja dhe sëmundja nuk përzgjedhin!