Nga Erion Braçe/
Prej dy ditesh degjoj te ulerase me te madhe nje pis; flet per vjedhjen e votave ne zgjedhje prej partise socialiste! E di si eshte kur hap gojem ky? Si te hapesh kete kapakun ketu! Shikoni, une kam qe nga 1992-shi ne zgjedhje, si vezhgues, komisioner, gazetar, politikan i ri, kandidat per deputet, deputet, drejtues politik; I kam pare te gjitha! Po te gjitha! (kete pis deri ne 1998-99, se kam pare kerkund, me pas e kam te degjuar si emer-me ngjante pseudonim, pastaj degjova per te se ishte nje hajdut i vogel, pastaj gjeti partine tamam per te, fill pas saj e ne vijim u be nje hajdut i madh). Siç e dini tani, une kam hyre ne Kuvend nga “zgjedhjet kampion” te vitit 1996! Pa me te voglin diskutim qe cdo pale zgjedhje qe ndodhen me pas kane qene me te mira se “Zgjedhjet96”; Kane patur probleme boll, me dashje patjeter, ne funksion te mbajtjes apo marrjes se pushtetit; Por kurre keto probleme nuk arriten majen 1996! Ne kaq vite, kurre nuk e pata problem te diskutoj, perballem, te degjoj e tme degjojne njerezit, ata qe votojne; I vetmi problem ishte mbrojtja e votes nga vjedhja, nga blerja me leke ne dore, nga kembimi me lope, dele, miell, listat e borxheve ne dyqane! Ne 2013, bera tre takime publike ne nje fshat, shume njerez, diskutime gjate; tek i katerti isha te premte para zgjedhjeve dhe besova se do fitonim aty.
Pas meje, jo ne fshat por ne dyqanin e vetem shfaqet Pisi, me cante me para ne dore bleu borxhin e fshatit me liste, mori listen dhe e ktheu ne vota; Une dola i dyti, ai i pari, partia ne pushtet thuajse u shua! Ne 2017, per dite te tera, paradite e pasdite takonim njerez plot, te interesuar per te nxjerre nga harresa nje zone te administruar, percare e lene rruges prej Pisit; Ne darke ruanim nje mitsubishi te erret brenda se ciles nje drejtor burgu mbushte zarfat me leke! Te premten e fundit para dites se zgjedhjeve-eshte dita e tyre e shenjte, jetike ne nje fushate ku nuk bejne takime publike, e ndoqem ne nje rruge fshati, nxitoi te ikte, sja doli, hodhi thesin e zi me leke ne kanalin e madh 3M te thelle e mbushur me uje dhe iku; Kanali u tha deri ne mengjes, njerezve ju be gjak e dhjame thesi! Ndaj, lere kapakun Pis!