Nga Mentor Kikia/
Dmth ne e shajme dhe mallkojme qeverine tone sepse nuk merr masa qe ne te ikim nga vendi yne me shpejt dhe pa radhe. Nuk po i hyj fare procedurave kufitare, nese kane apo jo te drejte greket me kontrollet apo karantinen, na e bejne per inat apo te tjere si keto.
Ne fakt drama e ketij vendi dhe kesaj shoqerie nuk eshte radha per te ikur, drama me e madhe eshte vete ikja. Ikje, ikje, vetem ikje 30 vjet plot vetem duke ikur.
Dhe qeverine e akuzojme se nuk ben sa duhet te ikim te qete. Jo or jo, ai duf, ajo zemerate e mllef, ajo proteste dhe rrebelim duhet derdhur mbi tere klasen politike dhe keqqeverisjet ne 3 dekada qe na detyrojne te ikim. Per aq kohe sa do bertasim pas dyerve te doganave te na i hapin sa me shpejt, per aq kohe sa nuk do te ngreme grushtin kunder atyre qe na detyrojme te ikim prej 3 dekadash, rrugeve te botes do te mbetemi, e ne radha do te vdesim.
Tmerr presim shpetim nga FB i Sali Berishes!