Mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”. I tillë ka qenë vendimi i papritur, u deputetit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pak ditë pas zgjedhjeve.I sapo zgjedhur nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Florin Besimi bëri të ditur se do të jep dorëheqje nga posti i deputetit. Ai thotë se për të është nder t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvend dhe se rrethanat imponojnë të merr një vendim tjetër. “Jam shumë krenar që vota juaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes më të mirë koalicionuese që kemi arritur ndonjëherë në të kaluarën, përfshirë edhe kryeministrin e parë shqiptar të vendit. Marrëveshje, e cila u vlerësua si historike nga të gjithë figurat relevante politike shqiptare”. “Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”, tha Florin Besimi. Ai thotë se ky vendim vjen në pajtueshmëri me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe në ditën kur janë shpallur kandidatët për ministra të rinj. “Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit. Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim. Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara, gjithmonë bashkë dhe përherë për të mirën e përbashkët. Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë”, shkruan Besimi. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska tha se Florin Besimi nuk do të mund të votojë për Qeverinë e re dhe për vëllanë e tij për ministër të Financave për shkak se kjo përbën konflikt interesi.
Mosmarrëveshje me kreun e partisë, deputeti shqiptar jep dorëheqjen
Brenda banketit të Vuçiçit në Beograd me një kriminel lufte, me derrkuc në hell
Nga Enver Robelli
Një banket me një kriminel lufte, me derrkuc në hell dhe në furrë, me një vrasës të dënuar (dhe diçka për gjyshen...
Deklaratat e babait të Selin, Anjeza Shahini krah Mirit: Perversët nuk dalin në Big...
Këngëtarja Anjeza Shahini ka reaguar publikisht në mbrojtje të Mirit, pas akuzave dhe komenteve të bëra ndaj tij gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big...
Carlo Bollino: Arben Ahmetaj te Syri, si pentito apo si shejtan budalla?
Për herë të katërt që nga fillimi i arratisjes së tij, ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka mbajtur monologun e radhës përpara mikrofonit dashamirës të...
Alisa Braho: Ja përse nuk flasin për protestat në Iran?
Për miqtë e mi që e quajnë veten “aktivistë”. Kjo është për ju. Ju e dini shumë mirë pse refuzoni të flisni për IRANIN....
Kryesia e PD cakton datën, ja kur do mbahet protesta e dytë kombëtare
Kryesia e Partisë Demokratike ka caktuar datën se kur do të mbahet protesta e dytë kombëtare.
Mësohet se është zgjedhur data 24 janar, ndërsa ora...
Tregu i ish-Uzinës së Dinamos u shkrumbua nga zjarri, policia: Ja shkaku!
Policia e Tiranës ka dalë për herë të parë me një njoftim për zjarrin masiv që shkrumboi tregun e ish-Uzinës së Dinamos në Tiranë....
Shkrumbimi i tregut te ‘5 Maji’, “shqetësimi” i Berishës: Ku do i blejnë njerëzit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi sot në mbledhjen e kryesisë djegien e tregut tek "5 Maji".
Në fjalimin e tij Berisha u shpreh:
"Është koha...
Këto janë shenjat më të pavarura të Horoskopit
Nga të 12 shenjat e zodiakut, ka disa në veçanti të cilat quhen më të pavarura. Ata dinë të përbalin vetminë më mirë se...
BM – Një i vdekur nga stuhia “Goretti”, 28 000 familje pa energji elektrike
Një burrë është gjetur i vdekur sot pasi një pemë ra mbi makinën e tij në jug të Kornuollit, pas kalimit të stuhisë “Goretti”,...
Shteti nuk duhet të rishfaqet vetëm për zjarret e verës dhe përmbytjet e dimrit
Nga Arben Dervishi/
Shqipëria ka bërë hapa të qartë pas në drejtim të decentralizimit, duke përqendruar shumicën e shërbimeve publike dhe të vendimmarrjes në duart...




















