Mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”. I tillë ka qenë vendimi i papritur, u deputetit shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pak ditë pas zgjedhjeve.I sapo zgjedhur nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Florin Besimi bëri të ditur se do të jep dorëheqje nga posti i deputetit. Ai thotë se për të është nder t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvend dhe se rrethanat imponojnë të merr një vendim tjetër. “Jam shumë krenar që vota juaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes më të mirë koalicionuese që kemi arritur ndonjëherë në të kaluarën, përfshirë edhe kryeministrin e parë shqiptar të vendit. Marrëveshje, e cila u vlerësua si historike nga të gjithë figurat relevante politike shqiptare”. “Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend”, tha Florin Besimi. Ai thotë se ky vendim vjen në pajtueshmëri me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe në ditën kur janë shpallur kandidatët për ministra të rinj. “Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit. Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim. Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara, gjithmonë bashkë dhe përherë për të mirën e përbashkët. Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë”, shkruan Besimi. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska tha se Florin Besimi nuk do të mund të votojë për Qeverinë e re dhe për vëllanë e tij për ministër të Financave për shkak se kjo përbën konflikt interesi.
Mosmarrëveshje me kreun e partisë, deputeti shqiptar jep dorëheqjen
BE miratoi Planin e Rritjes për Ballkanin, reagon Rama: Moment historik! Jemi plotësisht të...
“Moment historik” e ka cilësuar kryeministri Edi Rama vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e...
Veliaj inspekton punimet në Rr. “Grigor Cilka”: “Vetëm bashkëpunimi na çon përpara; Rruga e...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi Rr. "Grigor Cilka", e cila lidh Njësinë 2 të Tiranës me lagjet e Farkës. Veliaj tha...
Ja pse Parisi njihet si ‘Qyteti i Dritës’
Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...
Festojnë të 2 ditëlindjen, Arbana publikon momentet më të ëmbla me Eduartin
Prezantuesja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e 41-të. Në po të njëjtën ditë përvjetorin e lindjes e...
Ancelotti: Ja si shkohet në finale, Bayerni ishte më mirë se ne në ndeshjen...
Carlo Ancelotti po luan për të qenë në një finale të re të Ligës së Kampionëve. Për ta bërë këtë, duhet të mundë Bayern...
Studim: Njihuni me vendet ku jetojnë vajzat me të pasmet më të bukura në...
Format e trupit të femrave janë konsideruar gjithmonë një simbol feminiteti dhe pjellorie, vetëm mbani mend figurën e Venerës së Willendorf-it. Atributet femërore nuk...
BE miraton Planin e Rritjes për Ballkanin: Dy pagesa vjetore, në varësi të kushteve...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura...
Izraeli nis ofensivën në Rafah, ushtria: Janë vrarë 20 terroristë
Ushtria Izraelite ka nisur ofensivën kundër Rafahut, duke i dhënë goditje shpresave për armëpushim, pak pasi Hamas njoftoi se kishte pranuar propozimin e Egjiptit...
Arrestohen dy zyrtarë ukrainas, dyshohet se kanë organizuar komplot për të vrarë Zelenskyn! Ishin...
Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se Partia Socialiste dhe mazhoranca përkrahin punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që ishte dhe një ndër...
FOTO/ Protestuesit lënë vendin të mbushur me mbeturina. Bashkia pastron në kohë rekord mbetjet
Pankarta të grisura, mollë, vezë dhe bidona me ujë ishin ato që mbetën pas protestës së Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.
Menjëherë pas përfundimit...