Pas punës intensive prej 12 orësh në të gjitha zonat që patën probleme me furnizimin me energji, raportohet për normalizim të situatës.
Si pasojë e motit të keq u dëmtuan fiderat në zonën e Himarës dhe Radhimës. Terreni i vështirë nuk lejonte veprim të shpejtë për riparimin. Pas punës intensive prej 12 orësh situata është normalizuar.