Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, bën me dije se gjatë paradites së sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme.

Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje shiu të pakët e të izoluar. Temperaturat e ajrit do të ulet lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke u luahatur nga 18°C deri në 36°C.

Ato do të variojnë nga 21 / 32°C në zonat bregdetare; në vendet e ulëta: 18 / 36°C, ndërsa në vendet malore, temperaturat pritet të shkojë nga 15 / 33°C.

Ndërsa era do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet në pasdite duke arritur në det të hapur shpejtësi 55-60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.