Teksa në një komunikatë të përditshme, zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona si dhe kanë rezultuar 156 raste të reja bëri thirrje për kujdes.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”, u shpreh Rakacolli.