Murat Basha, anëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, ka bërë me dije se ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka lajmëruar miqtë se pas infektimit me Covid më datën 22 korrik dhe shtrimit në spital, ditën e sotme është rikthyer në shtëpi.
Ai u ka bërë apel të gjithëve që të tregohen të kujdeshëm ne kjo nuk është një shaka. “Miq.Nga dt 22 Korrik, në betejë me Covid. Disa ditë në spital, së fundi jam në shtëpi. Prandaj nuk kemi komunikuar gjithë këtë kohë.Bëni kujdes se nuk është shaka. Falmnderit të gjithëve që jeni interesuar,” shkruan Bashan ë postimin e tij. Kujtojmë që Basha pak kohë më parë është propozuar për deputet në listat e PD, por ka refuzuar që të kandidojë për zgjedhjet e 2021-shit.