Nga Ilir Beqaj/
“Shëndetësia një dështim i tmerrshëm të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.” Kështu ka deklaruar sot Petrit Vasili. Sigurisht që gjithseicili është I lirë të thotë çfarë të dojë. Ka 30 vite që kjo është një e drejtë e fituar. Në fund të fundit, seicili nga ne, mbi super vetëm kokën e tij mban. Por meqë për 3 vite e gjysëm kam punuar drejtpërdrejt në shëndetësi gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës disa të vërteta ndjej detyrim t’i ndaj me publikun.
Po e nis nga pandemia e Covid -19.
Menaxhimi i pandemisë bazohet në kuadrin ligjor që rregullohet me ligjin nr 15/2016. Ligji i mëparshëm datonte 1994. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”. Tamponët, kitet, reagentët, pajisjet laboratike (kaq të diskutuar këto kohë) vendosen në treg dhe në shërbim të pacientëve sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 89/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për pajisjet mjekësore”.
Dezinfektimi kaq i nevojshëm në këto kohe pandemia kryhet sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 95/2015. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”. 127 apo urgjenca mjekësore kombëtare aq e vlefshme këto kohe funksionin në bazë të ligjit 147/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimin e Urgjenës Mjekësore në RSH”.
Këto kohë pandemia ka patur jo ankesa, herë me vend e herë pa vend. Por kaluan 5 muaj e nuk pati asnjë ankesë se nuk mundi dikush të bëjë një skaner apo se skaneri nuk punon. Nuk ndodh më që prej 2014. Kohë pritja për një skaner FALAS është 2 ditë dhe për një rezonancë manjetike FALAS është 17 ditë. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim. Gjatë pandemisë recetat me rmbursim u lëshuan elektronikisht nga mjekët e failjes, të firmosura elektronikisht po nga mjekët e të ekzekutuara elektornikisht në rrejtin e farmacive. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim të tmerrshëm që nuk u sorollat asnjë pensionist.
Prej 6 vjetësh ka urgjencë mjekësore 24/7 në shërbim të sezonit turistik. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim. Prej 5 vjteësh ka urgjencë kardiake 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim. Prej 4 vjetësh ka urgjencë celebrale-vaskulare 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.
Na fal o zoti Vasili pse nënat e reja në Gjirokastër, Sarandë e Korcë sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal. Na fal o zoti Vasili pse duke filluar nga viti i ardhshëm edhe nënat e reja në Berat, Lezhë, e Kukës do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal. Na fal o zoti Vasili pse e mbrojmë shëndetin e shqiptarëve nga produktet e duhanit. Na fal o zoti Vasili pse mbrojmë shëndetin dhe bezdisjen e shqiptarëve nga mushkonjat.
Na fal o zoti Vasili pse nxorrëm nga pluhuri që prej 2006 financimin5 milionë euro modernizimin e spitalit të Traumës. Na fal o zoti Vasili për spitalin e ri neurollogjik në QSUT Na fal o zoti Vasili për kirurgjinë e re të përgjithshme në QSUT. Na fal o zoti Vasili për 100 transplante veshke FALAS për pacientët shqiptarë.
Na fal o zoti Vasili për mijra katarakte FALAS për pensionistët. Na fal edhe për spitali e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT që po ndërtohet. Na fal edhe për spitali e ri të pediadrisë në QSUT që po ndërtohet. Na fal edhe për spitalin e ri në Kukës Na fal edhe për pediatrinë e re në Durrës. Na fal edhe për 300 qendra shëndetësore të rikonstruktuara. Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes 10 % që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve.
Na fal o zoti Vasili që nuk kemi asnjë borxh ndaj furnitorëve të ndryshëm, ndërsa në 2013 ti dhe Sali Berisha vetëm në shëndetësi latë 40 mln dollarë borxhe. Na fal o zoti Vasili që ulëm 30 % çmimet e barnave të shqiptarëve duke kursyer çdo vit 70 milionë dollarë. Ah jo. Naiv unë i ziu. Jo, Jo. E di që këtë nuk na e fal ti jo.