Një lajm i hidhur ka ardhur për futbollin shqiptar. Është ndarë nga jeta Sazan Velçani, ish-arbitri i njohur shqiptar që po lu ftonte kundër një sëmundjeje të rëndë. Para disa kohësh u mblodhën edhe fonde që ai të merrte ndihmë më të specializuar në Itali.

Prej muajsh Velçani po kurohej në Leçe, me shpresën se do të shërohej dhe do t’i kthehej jetës normale. Sëmundja rezultoi të kishte qenë më e fortë se ish-arbitri i FIFA-s, i cili mbrëmjen e djeshme e humbi jetën.

Djali i tij, Geisi, ka ndarë lajmin e hidhur në rrjetet sociale: “Me hidhërimin më të madh po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babit, njeriut më të shtrenjtë. Do na mungosh shumë dhe do të jesh gjithmonë në zemrat tona”.