Pak pas ndarjes nga jeta te nenes se tyre, Aneta Rames, kryeministri dhe vellai i tij, Olsi, u jane drejtuar me nje mesazh gjithe miqve, te afermve dhe familjareve. Duke i falenderuar per mesazhet e pafundme qe u mberrijne, ata kerkojne mirekuptim prej te gjitheve “për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit”.
Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames
Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.
Edi dhe Olsi Rama