Një ngjare e trishtë ka hidhëruar ditën e sotme të gjithë mediat, pasi ish-kryeredaktori i RTV TEMA, Musli Berisha, nga Ferizaj, ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetete sociale ‘Televizioni Tema’, e cila shkruan që ky lajm i papritur i ka tronditur të gjithë. Nuk dihet ende rreth shkakut të ikjes para kohe nga jeta të gazetarit dhe ish-kryeredaktorit.
Postimi i plotë: Letër ngushëllimi familjes Berisha
Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë Musli Berisha, në emër të menaxhmentit dhe stafit të RTV TEMA, ju shprehim ngushëllimet tona juve dhe familjes suaj. Lajmi për vd ekjen e Musës na ka tronditur të gjithe neve, familjet tona dhe shikuesit e shtëpisë sonë mediale, të cilët kanë pasur rastin të bashkëpunojnë me këtë gazetar të shkëlqyer.
Emri i ish-kryeredaktorit tonë Musli Berisha, do te mbetet i shkruar me shkronja të arta në historikun e shtëpisë sonë mediale dhe të qytetit të Ferizajt, për punën dhe angazhimin e tij në ndërtimin e gazetarisë moderne, informimin objektiv të qytetarëve si dhe për edukimin e drejtë të brezave të ri. Ferizaj dhe Kosova sot e kanë humbur një emër të madh të gazetarisë televizive dhe të krijimtarisë letrare. Zëri i bukur i Musës dhe figura e tij, e një profesionisti të kompletuar, gjithmonë do të mbesin në kujtimet tona. Menaxhmenti i RTV TEMA