Pandemia po vijon të shkaktojë tragjedi familjare në Shqipëri. Abcnews.al mëson se muzikanti Alfred Koçi ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Tiranë pak ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi.Ai qendroi për më shumë se 22 ditë i shtruar në spitalin Infektiv duke dalë tërësisht i shëruar prej andej, por dëmtimet që kishte lënë në trup koronavirusi ishin të mëdha.Pas një trompoze në mushkri, Alfredi ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje duke u detyruar të shkonte sërish në spital, ku edhe ndërroi jetë.Teksa ishte shtruar, duke u kuruar nga koronavirusi, Alfredi kishte humbur nënën e tij nga virusi, ndërsa e mësoi këtë fakt vetëm pasi doli nga spitali, gjë e cila duket se rëndoi gjendjen e tij shëndetësorë.Alfredi ishte personazh i reportazhit brenda Infekivit tre javë më parë, ku ai bëri thirrje që çdokush të tregonte kujdes pasi sipas tij, koronavirusi, nuk ishte një grip i thjesht, por një virus i rëndë që e kishte detyruar atë të shtrohej në spital.Ndërkohë që fliste, Alfredi nuk e dinte se nëna e tij, e shtruar më herët një kat më sipër, kishte ndërruar jetë.Kjo është një tjetër tragjedi, e cila konfirmon se nevojitet një kujdes i shtuar nga të gjithë qytetarët gjatë këtyre muajve të vështirë për secilin.
Pjesë nga biseda e gazetares me Alfredin e ndjerë tek Infektivi:Si je? Je i trembur? Alfred Koçi: Jo, i trembur jo, por Covid-i të lodh shumë. Jam i lodhur. Sa ditë ke që je këtu? Alfred Koçi: 22 ditë. Kam probleme me frymëmarrjen. Mjekë dhe infermirë janë të gjithë në këmbë duke na shërbyer. Të gjithë po na shërbejnë, por në fund, ai që duhet të dalë nga kjo krizë, je ti, dalja është e jotja. Kjo lloj daljeje nga situata është e vështirë shumë. Po shumë e vështirë. Ehe.. Alfred Koçi: Kështu që kushdo që të na shohë, t’i verë gishtin kokës. Kur të shohë atë ajrin e pastër aty jashtë, të shohë jetën para. Mos t’i besojë kot fjalëve që s’ka virus, etj., virus ka, ekziston dhe ja ku jam unë tani.