Vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Bashkimin Evropian (BE) mund të jetë gati nga fundi i vitit. Komisionerja e BE-së për Shëndetësi dhe Siguri Ushqimore, Stella Kyriakides, në një deklaratë për gazetën gjermane Handelsblatt, tha se kanë marrë shenja të mira për mundësinë e zhvillimit të vaksinës.

“Edhe pse është e rrezikshme të parashikohet në këtë fazë, gjenden shenja të mira se vaksina e parë mund të jetë gati në fund të këtij viti ose fillim të vitit të ardhshëm”, tha ajo.

Ajo tregoi se vaksina nuk do t’i zgjidhë të gjitha problemet, por se mund të kalohet gradualisht në normale pasi të vaksinohet masa e ndjeshme në mesin e grupeve të rrezikuara. Kyriakides shprehu shqetësimin nga rritja e rasteve në periudhën e fundit në vendet e BE-së, duke u bërë thirrje që të luftojnë në nivel lokal kundër rasteve në rritje.

“Për të parandaluar karantinën e dytë, duhet të jemi më shumë vigjilentë se çdoherë dhe nuk duhet të sillemi lirshëm”, u shpreh ajo.