I dyti në Serie A, jashtë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve? Çështje që nuk vlen më, përpara triumfit të mundshëm në finalen e Europa League. Interi, në të vërtetë, arriti finalen e këtij kompeticioni, pasi mposhti Shakhtar Donetsk 5-0. Conte do të luajë kështu finalen e tij të parë kontinentale. Ka entuziasëm mes njerëzve zikaltër për këtë arritje, natyrisht. Conte duartrokit skuadrën e tij për fitoren e madhe kundër Shakhtar në gjysmëfinale dhe tani pret Sevilla, mbretëresha e garës, e aftë për ta marrë trofeun në shtëpi në pesë nga pesë raste.
Në fund të lojës, Conte foli për mikrofonat e Sky Sport: Kjo ishte një lojë, nga e cila kisha frikë aq shumë. Ne e bëmë Shakhtar të duket si një ekip normal. Djemtë luajtën një lojë me mentalitet europian, në mënyrën e duhur. Meritat iu shkojnë atyre. Deklaratat e Conte në lidhje me klubin, pas Atalantës, duken vite-dritë larg: Unë nuk dua t’i kthehem atij momenti. Kur i them gjërat, e bëj në mënyrë konstruktive, pa ofenduar askënd. Çdo gjë që bëj është për të mirën e klubit. Tani është gjithçka në duart e Interit: Djemtë e kanë bërë të disponueshëm trofeun. Unë kurrë nuk do të ndalem së falënderuari. Tani po luajmë në Europa League. Le të kënaqemi të paktën me këtë arritje tani, por kemi dëshirën, entuziasmin dhe vullnetin për të triumfuar.