Greqia ka hyrë zyrtarisht në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit. Kjo u konfirmua për Guardian nga një prej ekspertëve kryesorë për sëmundjet infektive në vend.

Pas regjistrimit të numrit më të madh të rasteve pozitive – një rekord 203 raste të dielën e kaluar – vendi ka arritur një fazë kritike në aftësinë e tij për të përmirësuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

“Mund të themi se Greqia zyrtarisht ka hyrë në një valë të dytë të epidemisë. Në këtë pikë mund ta fitojmë ose ta humbasim betejën“, tha Gkikas Magiorkinis, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Athinës.