Vendosja nga Vjena e kont rolleve shëndetësore në kufirin slloven për shkak të koronavirusit ka shkaktuar radhë të gjata edhe gjatë ditës së sotme, ndërkohë që pushuesit kanë pritur deri në 10 orë gjatë kësaj nate, sipas policisë. Nyje të rëndësishme lidhëse në Europë në aksin verijugor, tuneli i Karawanken dhe ai Loiblit, në kufirin mes Sllovenisë dhe Austrisë, janë parë të formohen kolona me autovetura prej disa kilometrash për të rikthyerit nga pushimet, veçanërisht gjermanë dhe holandezë.
Edhe sot në mëngjes, kishte ende shtatë kilometra bllokime trafiku dhe tre orë pritje në hyrje të Karawanken. Në Loibl, pritja po zgjat prej pesë orësh. Që prej të shtunës, Austria ka vendosur ndalimin e çdo veture që hyn në territorin e saj nga Sllovenia për të regjistruar të dhënat personale të çdo pasagjeri, edhe tranzit, në mënyrë për të bërë të mundur gjurmimin e rasteve me koronavirusin e ri.
Autoritetet lokale të rajonit kufitar të Carinthie kërkojnë të negociojnë me qeverinë austriake për një lehtësim të kontrolleve dhe për të lejuar kalimin e disa veturave më shpejt.