Kombinati do të jetë një nga poliqendrat e reja të Tiranës, me investimet e rëndësishme që po zbatohen në aspektin e Programit të Rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, por edhe të gjithë përmirësimit të infrastrukturën së nevojshme rrugore, në ujësjellës dhe energjitikë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi sot se, nënstacioni i ri i Kombinatit është vepra më e madhe energjetike e ndërtuar nga Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Group) në këto 40 vitet e fundit.

Sipas MIE-së, aktualisht kjo vepër ndodhet në fazën e fundit të punimeve, pas instalimit të pajisjeve elektrike, me kapacitet 80-100 MWA. Investimi do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për 120 mijë banorë.