Fifi po ndryshon sa hap e mbyll sytë pasi në foton e fundit nuk njihet! Këngëtarja është dobësuar tej mase dhe mjafton të shohim belin e saj të hollë në foton e fundit të publikuar në Instagram, që i ka lënë të gjithë fansat e saj pa fjalë. “Fifi, motër ti je”?, i shkruan një ndjekëse, ndërsa një tjetër thekson sesa shumë është dobësuar.
Fifi nuk ka pasur kurrë komplekse për trupin e saj edhe pse dashje pa dashje është bërë shpesh pjesë e mediave për format e trupit. Megjithatë, kohët e fundit, autorja e hiti “Zhurëm” ka nisur rrugën e gjatë të ndryshimit, pasi ka vendosur të humbasë disa kilogramë dhe kjo për shkak të shëndetit.
Ajo ka treguar në intervista të ndryshme se kilogramët e tepërt po i sillnin probleme serioze shëndetësore.