E keni provuar ndonjëherë të shtriheni për të fjetur dhe thjesht nuk ju zë gjumi sepse keni shumë mendime në kokë? Epo, mirë se erdhët në grupin tonë sepse nuk jeni vetëm. Gjithsecili ka gjëra të ndryshme në mendje që e mbajnë zgjuar gjatë natës. Mund të jetë një zënkë me shokun tuaj ose thjesht uria. Cilado qoftë çështja, ato të çojnë të mendoni edhe gjëra të këqija. Këto gjëra kanë zgjidhje, por së pari duhet të dini se çfarë ju shqetëson. Më poshtë do të shihni se cilat janë ato mendimet shqetësuese që nuk i lënë të flenë shenjat e horoskopit:
Dashi: Ushqimi. Ta ha apo jo këtë copën e picës!!! Demi: Të gjitha paratë që nuk duhet t’i kisha shpenzuar. Binjakët: Je i pavendosur për çdo gjë, që nga një takim i thjeshtë tek vendimet me rëndësi madhore. Gaforrja: Fakti që s’ke bërë asnjë plan për nesër me shokun tënd. S’do ta takosh deri nga dreka, por prap hall është.
Luani: Fakti që nuk ke marrë asnjë kompliment gjatë ditës. Si dreqin iku kështu kjo ditë! Virgjëresha: Përse po fle kur mund të kishe paguar faturat dhe taksat sot. Peshorja: Ja vlen apo jo të shkoj në palestër! Akrepi: Të gjitha gënjeshtrat që i besove gjatë ditës. Edhe kur mami ta tha: Je shumë i/e bukur! Shigjetari: Pse duhet të flesh kaq shumë kur mund të bëjë diçka tjetër. 8 orë janë humbje kohe. Bricjapi: Të gjithë njerëzit që përbuz dhe të përbuzin. Ujori: Gjithçka po shkon shkëlqyer. Gjithçka po shkon shkëlqyer. Gjithçka po shkon shkëlqyeeeer. Peshqit: Më gënjeu ai kur më tha që kjo bluza s’më tregonte të shëndoshë?!