Në seancën e tij të fundit për sesionin parlamentar që lamë pas, Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi Kushtetutën duke i hapur rrugë listave të hapura dhe riorganizimit të koalicioneve partiake parazgjedhore.Por fjalën e fundit për mënyrën se si do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e vitit 2021 do ta thotë Këshilli Politik, i cili pritet të rimblidhet në shtator për të diskutuar mbi ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor. Partia Socialiste përmes kryeministrit Rama ka deklaruar se do të mbështes një hapje me të paktën 2/3 e listës, çka do të thotë se një të tretën e kandidatëve në lista do të vendosen nga partia.Ndërkohë që koalicioni opozitar përmes Lulzim Bashës janë deklaruar për hapje 100% të listave, duke ia lënë plotësisht zgjedhësve në dorë përzgjedhjen e deputetëve të ardhshëm në parlament me kushtin e vetëm që të mos preket formula aktuale e koalicioneve parazgjedhore.Krahas këtij procesi, Partia Demokratike përgjatë gjithë verës është përfshirë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.Por a do të zhbënte procesin e nisur nga demokratët një hapje 100% e listave?“Në çdo rast, në çdo lloj sistemi që të kemi. Partia Demokratike do të paraqitet me listën e kandidatëve të saj për 140 vendet e parlamentit.Natyrisht që kjo do të bëhet në harmoni edhe me situatën që do të ketë parashikimi i Kodit Zgjedhor me koalicionet edhe me parashikimet që mund të vijnë si rezultat i reflektimeve,” u shpreh për Abc News Bujar Nishani, kreu i Këshillit Kombëtar në PD.Debati në Këshillin Politik pritet të përqendrohet kryesisht te çështja e koalicioneve parazgjedhore, ndërkohë që kanë ngelur edhe 8 muaj nga zgjedhjet e ardhshme politike ku shqiptarët do të thonë fjalën e tyre nëse do t’i japin një mandat të tretë maxhorancës aktuale apo do t’i hapin rrugë një rotacioni politik.
Nishani: PD do ketë në listë vetëm kandidatët e saj
Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve
Nga Mero Baze/
Andi Bushati, disa ditë më parë, hiqte një paralele mes frymës represive të SPAK rreth paraburgimeve dhe frymës represive të qeverisë në...
Polonia publikon listën për Shqipërinë/ Robert Lewandowski në krye, surprizë një talent 17-vjeçar
Polonia ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve për përballjen ndaj Shqipërisë në muajin mars.
Trajneri Jan Urban ka përzgjedhur 25 futbollistë, ku në krye të...
Në listën e personave më të kërkuar në Itali për vrasje, ekstradohen drejt shtetit...
Dy kushërinj Niko dhe Afrim Sina janë ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vrasje.
Të...
Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë
Liderja e përkohshme e Venezuela, Delcy Rodríguez, ka zëvendësuar komandantët kryesorë ushtarakë një ditë pas emërimit të një ministri të ri të mbrojtjes.
Rodríguez tha...
NATO ka tërhequr të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak, sipas...
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, bëri të ditur se bëhet fjalë për “disa qindra” trupa të dislokuar në terren.
Ndërkohë, vende si Polonia,...
Qeveritë nisin kursimin për naftën/ Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën, agjencia ndërkombëtare apel...
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po rrit gjithnjë e më shumë shqetësimin në botë, me shtrenjtimin e çmimit të naftës. Pasojat po...
Sylvinho, dilema për repartin e sulmit
Kur ka mbetur më pak se shtatë ditë nga përballja historike, play-off i Kupës së Botës, emocionet në kampin e kombëtares shqiptare sa vijnë...
Nga Hollywood-i në politikë/ Lavdëronte drejtimin e tij, si Chuck Norris ndihmoi Trump në...
Aktori i njohur i filmave aksion, Chuck Norris, i cili ndërroi jetë sot, ishte një konservator i përjetshëm dhe mbështetës aktiv i kandidatëve republikanë...
Lufta e Tretë e Gjirit: i njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha
KJO ËSHTË LUFTA E TRETË E GJIRIT dhe shpërthimi i radhës i një konflikti, që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara morën rolin e...
Ku, për çfarë dhe kundër kujt do “kandidoni”?
Nga Ardi Stefa/
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): “Nuk ju duam në partinë tonë (time) personale.”
Ju shpallin të...




















