Pas Saukut, ish Fushës së Aviacionit, Shallvareve, Parkut Rinia, një tjetër shesh rekreativ do t’i shtohet kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se bëhet fjalë për një kënd krejtësisht të ri në rrugën “Frosina Plaku”, njësia nr.7.

Specialistët e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit kanë nisur tashmë punën në terren për të konkretizuar sa më shpejt projektin me hapësira argëtuese me lodra për fëmijët, por edhe stola e ndriçim përreth, si një mundësi çlodhjeje dhe relaksi për më të rriturit.

Më herët, projekti pilot “Luaj Tirana” është shtrirë në çdo lagje për të afruar vogëlushët me lojërat rekreative dhe jetesën aktiv, një nismë kjo e ndërtimit të këndeve të lojërave.