Ne jemi mësuar të mendojmë që një dush me ujë të ftohtë na jep një nxitje të energjisë dhe na ndihmon të zgjohemi në mëngjes. Por dushi në ujë të ftohtë ka një numër përfitimesh bukurie gjithashtu. Shpëlarja me ujë të ftohtë mund të transformojnë lëkurën tuaj në shumë mënyra surprizuese. I jep lëkurës tuaj shkëlqim të shëndetshëm – Dushet e ftohta ndihmojnë për të rritur qarkullimin e gjakut. Për fytyrën tuaj, kjo mund të nënkuptojë një pamje të freskët rrezatuese.
Parandalon plakjen – Uji i ftohtë aktivizon sistemin tuaj nervor dhe trupi liron hormonet dhe kimikatet e trurit që luftojnë stresin. Studimet sugjerojnë që stresi psikologjik ka një ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e lëkurës dhe ndikon negativisht në shumë sisteme në trup. Minimizon poret – Uji i ftohtë do të minimizojë përkohësisht poret tuaja. Gjithashtu i jep gjallëri fytyrës dhe rrit shkëlqimin e lëkurës. Për problemet me kruajtjen, zgjidhja uji i ftohtë – Ndërsa uji i nxehtë shkakton skuqje apo kruajtje, uji i ftohtë bën pikërisht të kundërtën. Për ata që vuajnë nga kruajtja , dushet me ujë të ftohtë mund t’ju ndihmojnë të kapërceni ndjesinë për ta gërvishtur lëkurën.