Mëngjesi i kësaj të hëne ka sjellë edhe normalizim të situatës në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë. Sipas Report Tv që është zhvendosur mëngjesin e sotëm në Kapshticë, ku pas dy ditësh, fatmirësisht radha e makinave dhe e autobusëve është zhdukur.

Me hapjen e doganës në orën 06:00, kanë arritur që të kalojnë të gjithë emigrantët që kanë qenë në pritje për të kaluar drejt Greqisë. Asnjërit prej tyre nuk i është hapur probleme për tamponin, pasi shumë qytetarë kishin shqetësimin se do i kalonte afati prej 72 orësh të testit COVID apo probleme që mund të vinin nga skadimi i aplikimit online.

Ndërkohë, kuota prej 300 personash, e vendosur nga autoritetet greke si masë mbrojtëse ndaj COVID-19, nuk është plotësuar të paktën deri në orën 08:00.