Qeveria italiane ka miratuar së fundmi një dekret të ri lidhur me masat e ruajtjes së shëndetit publik nga pandemia Covid-19. Në këtë dekret është parashikuar që të spostohen afatet e lëvizjes në drejtim të Italisë nga banorët e atyre vendeve që kanë qenë parashikuar edhe në dekretet e mëparshme. Kështu, nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shengen, vende që nuk përfshihet dhe Shqipëria.

Është ndaluar kategorikisht udhëtimi i personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina. Sipas dekretit, do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e kanë qenë tranzit në këto 13 shtete: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuwait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana.

Lejohen të hyjnë në Itali personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë. Sipas dekretit të ri, këto rregulla do të zgjasin deri më 7 shtator 2020.