Ish-mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, i transferuar në MLS, ka zbuluar në një intervistë për L’Equipe lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë. Mesfushori francez thotë se, pavarësisht se ka luajtur përkrah yjeve si Neymar, Kylian Mbappe dhe Zlatan Ibrahimovic, asnjëri nuk është i veçantë si Cristiano Ronaldo.
“Kam luajtur në krah të Neymar, Mbappe, Griezmann, Ibrahimovic dhe Cristiano Ronaldo. Janë të gjithë futbollistë fantastikë, por nëse duhet të zgjedh shokun më të mirë të skuadrës që kam pasur, duhet të them Cristiano Ronaldo”, ka thënë francezi.
“Si për sukseset e arritur në karrierë, ashtu edhe për atë që ka bërë deri tani. Është një lojtar i jashtëzakonshëm. E di se nuk është më i ri, por punon gjithsesi për të qenë më i miri”. “Nuk kam parë asnjeri të sforcohet për të qenë më i miri siç bën ai”.