Zhvillonin festa dhe grumbullime në shkelje të masave të protokollit të koronavirusit, duke bërë që të ndëshkohen nga policia e Tiranës. Ndëshkohen me nga 1.000.000 lekë pesëmbëdhjetë persona, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ, katër subjekte ku dy prej tyre me pronare shtetasen H.B., dhe dy subjekte me pronar shtetasit B.B., dhe R.H. Efektivët e policisë të komirariatit Nr. 4 Tiranë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar katër ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.