Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor njofton se në 24 orët e fundit ka gjobitur 4 biznese që shkelën rregullat kundër Covid-19. “Në total gjatë epidemisë janë realizuar mbi 137 mijë inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 535 masa administrative”, thuhet më tej në njoftim.
Njoftimi i ISHSH: Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID kanë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit. Janë vendosur 4 masa administrative për subjekte dhe individë: 3 masa administrative me gjobë; 1 vendim për pezullim aktiviteti.
Në total gjatë epidemisë janë realizuar mbi 137 mijë inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 535 masa administrative. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, kushtet e higjenës, distancimin social dhe shmangien e grumbullimeve. MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.