Presidenti i 44 Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, mbush sot 59 vjeç.

Obama, ka shërbyer në krye të SHBA nga viti 2009 deri në vitin 2017, ndërsa mbetet një ndër presidentët më të dashur të SHBA për amerikanët.

Në ditëlindjen e tij të 59, bashkëshortja e tij, Michelle Obama, i ka bërë një urim shumë të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen mashkulli im i preferuar. Kjo është për të gjitha ditët e mira, qiellin blu, dhe aventura të reja që do të vijnë.”-shkruan Michele, teksa publikon një foto të disa viteve më parë kur dy vajzat e tyre ishin ende të vogla.