OBSH vjen me një tjetër ndihmë për Kosovën, për të përballur situatën e COVID-19. Mësohet se 238 oksigjeno-koncentratorë, donacion i Organizatës Botërore të Shëndetësisë iu dhuruan Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të oksigjeno koncentratorëve, donacion i OBSH-së për QKUK-në, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj theksoi se po e pranojnë një donacionin e radhës, që për nga cilësia dhe sasia ndihmon shumë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe luftën kundër pandemisë Covid-19.

“Kjo është̈ një̈ ndihmë shumë e çmuar në këtë̈ kohë të pandemisë̈. OBSH gjithnjë̈ na ka ndihmuar dhe është një krah mbështetës, pa të cilin do ta kishim shumë të vështirë̈. Aktualisht, përmes OBSH dhe partnerëve të tjerë̈ po përpiqemi të futemi në radhë që të sigurojmë̈ vaksinës kundër COVID-19 (në rast se aprovohet për përdorim). Po ashtu OBSH do të sjell në Kosovë edhe aparate për teste RT-PCR, me të cilat Instituti Kombëtar i Shëndetësisë̈ Publike të Kosovës/IKSHPK do të shtojë edhe ndërrimin e tretë të testimeve. Do të rris kapacitetet diagnostikuese për SARS-Cov-2, përkatësisht për testime për COVID-19. Gjatë kësaj kohe, OBSH na ka mbështetur edhe në zbatimin e Planit Strategjik të Komunikimit për COVID-19”, shkruan ministri në Facebook.