Shpesh kur marrim një informacion në WhatsApp, rreziku i lajmeve të pavërteta qëndron pas tij. Informacione që qakullohen në grupe apo në chat privat e bëjnë të pamundur verifikimin e tyre në burimin origjinal. Tashmë ky nuk do të jetë më një problem. Shërbimi i mesazheve ka vendosur një funksion të ri që lejon kontrollin direkt në ëeb nëse mesazhi që ju vjen është i vërtetë apo jo. Ky shërbim ka hyrë tashmë edhe në Itali dhe shoqërohet me një lupë zmadhuese përmes së cilës përmbajtja e mesazhit kopjohet në internet ku mund të jetë më pas e mundur të kryhen kërkime.
Bëhet fjalë për një shërbim të krijuar në vitin 2019, por kompania e drejtuar nga Zuckerberg ka vendosur ta fusë tashmë në përdorim për shkak të informacioneve jo të sakta në qarkullim për Covid-19. Ky opsion ka hyrë më 7 gusht në funksion në Itali, Brazil, Irlandë, Meksikë, Spanjë, Mbretëri e Bashkua dhe SHBA, por më pas edhe në vende të tjera.