Një subjekt në rrugën e vjetër të Ndroqit në Durrës është gjobitur pasi organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me aktin normative për masat ndaj COVID-19. Subjekti i P.B, është gjobitur me 1 milionë lekë. Po ashtu dhe tre shtetas të tjerë janë proceduar pasi duke organizuar një ceremoni familjare në banesë kanë vendosur muzikë të lartë duke prishur qetësinë publike.

NJOFTIMI NGA POLICIA: Durrës, Organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, ndëshkohet me masë administrative administratori i subjektit. Procedohen penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar, pasi tentoi të kalojë në PKK Port Durrës, mallra të padeklaruara. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën e vjetër të Ndroqit, subjektin me administator shtetasin P. B., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ. Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.