Duke qenë se jemi në muajin gusht, shumica e personazheve të njohur janë nisur drejt destinacioneve të shumta dhe të bukura të vendit tonë për të kaluar pushimet. Një ndër to është edhe moderatorja bukuroshe, Eva Murati. Ashtu si të tjerët, edhe Eva nuk ka nguruar të postojë foto e video të ëmbla nga bregdeti shqiptar.
Ajo publikoi në Instagram një foto ku shfaqet pa make up në fytyrë në ditën e fundit në plazh dhe duket kaq e ëmbël. Krah fotos ajo shkruante: “Pa filtra, pa make up. Pa e vr arë mendjen për botën. Thjesht duke shijuar ditën time të fundit në plazh”. Nuk kanë munguar komentet e shumta të fansave, të cilët sigurisht e komplimentuan për pamjen e mrekullueshme edhe pse pa pikë make up-i në fytyrë.