Kryeministri Edi Rama prej të enjtes ndodhet në Vienë aty ku sot është takuar me Z. Miguel Bergeer, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane. Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë kanë biseduar, por tema ka qenë situata në Bjellorusi.
Rama ndodhet në Vienë në cilësinë e kryetarin të OSBE-së , pasi sot do të mblidhet këshilli special për krizën në Bjellorusi, ku prej disa ditësh po protestohet ndaj zgjedhjes së presidentit Lukashenko.