Lulzim Basha publikoi në Facebook disa pamje të plazheve të boshatisur, ku sipas tij shqiptarët nuk po shkojnë dot në plazh se janë të varfër. Sipas kreut të PD, turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia.

Kreu i PD premton se sapo qeveria “Basha” të vijë në pushtet shqiptarët do të shkojnë më shumë në plazh. Ndërkohë që flet për të pamundurit, le të kujtojmë raportimet e ditëve të fundit ku lideri i opozitës është bërë pronar i vilave në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj përgjatë vijës bregdetare.