Ardit Gjebrea ka nisur më në fund pushimet! Pas 46 të dielave që i kaloi në studion e emisionit “E Diela Shqiptare”, më në fund kjo e dielë i takon familjes. Në foton e publikuar së fundi në Instagram, Arditi shihet në prehrin e bashkëshortes së tij Anila, dhe duket shumë i lumtur për këtë. “Pas 46 të dielave në studio, më në fund kjo është e para çlodhje që e prisja kështu”, shkruan moderatori.
Fotoja është realizuar në Luzern, aty ku Arditi po kalon fundjavën me familjen. Moderatori shqiptar ka zgjedhur Zvicrën për të kaluar disa ditë të merituara pushimesh, pas një sezoni të lodhshëm të realizuar edhe në kushte të vështira nga pandemia e koronavirusit.
View this post on Instagram
Pas 46 të dielave në studio, më në fund kjo është e para çlodhje që e prisja kështu @anilabeko