Duket se Hagia Sophia nuk do të jetë e vetmja kishë e trashëguar nga Perandoria Bizantine, e cila u kthye sërish në xhami pasi kishte shërbyer per dekada te tera si muze.Në provincën Fatih të Stambollit, u bë publik vendimi për ndryshimin e statusit të muzeut në xhami duke i hapur kështu rrugën lutjeve dhe ceremonive fetare.Muzeu Kuriye, e ndërtuar si manastir gjatë epokës bizantine, kaloi nën kujdestarinë e Komunitetit mysliman.Vendimi u mor nga Këshilli i Shtetit i cili anuloi vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 1945.Ndërtesa është ndërtuar në shekullin e 6-të si manastir.Pastaj në 1511, ajo u shndërrua në xhami nga Atik Ali Pasha, një nga vezirët me te mëdhenj të kohës, dhe ajo filloj të quhet ‘Xhamia e Atik Ali Pashës’ ose ‘Xhamia e Kariye’. Vendimi i Turqisë për ta kthyer këtë manastir në xhami ka gjetur mbulim të gjerë në mediat greke dhe pritet të ngjallë reagime të shumta nga komuniteti ortodoks, akoma te irrituar me ndryshim e statusit të Hagia Sophisë.