Kompania farmaceutike gjermane CureVac planifikon të testojë vaksinën e saj të koronavirusit në Brazil. Infektologu, një anëtar i ekipit hulumtues të CureVac, Sue Ann Costa Clemens, i tha agjencisë DPA që kompania do të fillonte studimin në Brazil në shtator ose tetor, sipas mediave gjermane.
Autori kryesor i studimit, Peter Kremsner i Institutit të Mjekësisë Tropikale, tha se testet e para, më të vogla në Gjermani deri më tani kishin shkuar mirë.
Ai tha se testi ishte kryer në 180 persona. Brazili është bërë një “laborator testues” për të gjithë botën, pasi kompani të tjera si Astra Zeneka, Sinovak, dhe Biontech / Fitz po testojnë gjithashtu atje vaksinën e tyre. Përveç Shteteve të Bashkuara, Brazili aktualisht është shpërthimi më i madh i pandemisë koronavirus në botë.