Manchester Unitedi e përfundoi sezonin 2019/20 të dielën me një tjetër penallti, në humbjen 2:1 kundër Sevillës në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Pavarësisht se Bruno Fernandes shënoi nga pika e bardhë në pjesën e parë për epërsinë e Unitedit, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk ishte në gjendje të shënonte më ndaj kundërshtarit spanjoll, i cili e shënoi golin vendimtar 12 minuta para fundit përmes Luuk de Jong.
Edhe pse ky ishte një sezon tjetër pa trofe për Unitedit, doli të ishte i suksesshëm sa i përket penalltive të fituara. Manchester Unitedit iu dhanë hiç më pak se 22 penallti këtë sezon në të gjitha garat. Megjithatë, rekordin për më së shumti penallti të fituara brenda një sezoni e mban Barcelona.
Gjiganti katalonas i kishte fituar 24 penallti në sezonin 2015/16. Vetëm në Premierligë, Unitedi i fitoi 14 penallti, prej të cilave i konvertoi në gol 10. Ndërsa, pesë të tjera i fitoi në Ligën e Evropës dhe i konvertoi në gol të gjitha.