Kryetari i Bashkisë Eerion Veliaj bën të ditur se sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri kanë përfunduar me sukses, duke I hapur rrugë tashmë fillimin të punës për ndërtimin e godinës së re.

“Teatri i Ri-Përfundojnë me sukses sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri që do të nisë punën këtë vit të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet! Me gjithË debatet, jam i bindur se projekti i BIG – Bjarke Ingels Group do jetë shtëpia e re e artit, bashkimit e mirësisë mes nesh”, shkruan Veliaj.