Vijon çdo ditë puna nga specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve për ‘përmirësimin e furnizimit me ujë të rrjetit në çdo cep të kryeqytetit. Aktualishit në Tiranë, niveli i furnizimit me 24 orë ujë në ditë është 62%.
Këtë herë një investim i rëndësishëm po implementohet në bllokun e kufizuar nga rrugët “Robert Shvarc”, “Liman Kaba”, “Skënder Luarasi”, dhe “Hasan Alla” në Tiranë.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin dhe cilësinë e ujit të pijshëm për të gjithë banorët e kësaj zone të njohur të kryeqytetit, siç është Komuna e Parisit.
Investime nga ana e UKT-së kryhen çdo ditë për të realizuar një përmirësim tërësor të cilësisë së furnizimin me ujë në të gjithë Tiranën, duke përdorur materialet më bashkëkohore.