Lionel Messi nuk u paraqit sot në klub për të kryer testin e COVID-19 sepse nuk do që të rinisë përgatitjet për sezonin e ri me katalanasit. Ai po mundohet që të shfrytëzojë një pikë në kontratë që mund të largohet para sezonit të fundit. Pala e Messit ishte e bindur se diçka e tillë mund të ndodhë dhe argjentinasi mund të largohet në Premier League. Nuk mund të ndodhë kështu, pasi La Liga ka dalë me një deklaratë zyrtare ku sqaron kontratën e Messit.

Drejtuesit e kampionatit kanë bërë me dije se një klauzolë e tillë është e pavlefshme dhe Messi duhet të paguajë 700 milionë euro nëse do të largohet nga ekipi spanjoll. Padyshim një shifër e tillë është e paimagjinueshme për çdo klub.La liga shkruan qartë në argumentim se “Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një ‘klauzolë të përfundimit të parakohshëm dhe në mënyrë të njëanshme dero më 26 qershor. Në përmbushje të normative përkatëse, La Liga nuk do të japë lejekalimin për lojtarin, në rast se nuk paguhet klauzola”, – shkruhet në qëndrimin zyrtar.