Nga Alfred Peza/
Ahaa… U mor vesht fët e fët kjo punë. Paska patur dy halle të mëdha: E para, qenka shumë i shqetësuar se përse u zgjidh më shpejt sesa e mendonte ai dhe opozita, situata me emigrantët në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.
E dyta, ndihet i mërzitur se përse nuk i faturohet ajo që kaloi, Edi Ramës… si ministër i Punëve të Jashtme!
E kuptuat besoj se përse doli sot dhe jo dje apo pardje sa ishin radhët në Kakavi.
Nuk doli për hallin e emigrantëve, por për atë të shtatorit politik që po vjen.
Mjafton të shihni fotot e gushtit, me hurdha majë kokës dhe detin në sfond, që kontrastojnë me lëkurën e bronzuar paq… për të kuptuar merakun e madh që kanë për qytetarët!