Çdo njeri ka pikat e veta të dobëta dhe pikërisht kjo është ajo që na bën neve human. Mirëpo kur i dimë se cilat janë pikat tona të dobëta, apo të miqve tanë është më e lehtë se si të reagojmë në situata të ndryshme. Për këtë na vjen në ndihmë horoskopi, i cili na njeh me pikat e dobëta për çdo shenjë. Dashi Ju keni problem të mblidhni veten dhe të vazhdoni pëpara pas një lidhjeje apo shoqërie të keqe. Kur dikush ju lëndon, ndiheni sikur e gjithë bota juaj u shemb.

Demi Pika juaj e dobët është ndryshimi. Preferoni që gjërat të jenë të njohura dhe të vazhdimta për ju, prandaj kur ju duhet të ndryshoni diçka, kjo ju prish harmoninë. Binjakët Gjëja më e vështirë për ju është shprehja e vetes. Kjo është dhe arsyeja pse ju mbani shumë pjesë të vetes të fshehura.

Gaforrja Për ju, është refuzimi dhe thyerja e zemrës. Ju i ofroni kaq shumë dashuri botës, sa thyheni plotësisht kur kjo nuk është reciproke ndaj jush. Luani Pika juaj e dobët është të mos vlerësoheni apo dalloheni për atë që bëni. Ju pëlqen ta konsideroni veten si një lider sypatrembur dhe krenar. Por në momentin që jeni rrotull njerëzve që s’i intereson mendimi yt, vetëbesimi juaj bie ndjeshëm.

Virgjëresha Ju pëlqen të jeni gjithnjë të rregullt dhe të organizuar. Por në momentin që gjërat bëhen kaotike, ju humbisni të gjithë kontrollin. Peshorja Thembra juaj e Akilit është empatia. Ju ndiheni keq kur lëndoni dikë, sepse dëshironi vetëm harmoni dhe lumturi.

Akrepi Nëse ka diçka që ju lëndon, është dështimi dhe zhgënjimi. I vendosni vetes aq shumë presion për të qenë të suksesshëm, sa kur realiteti nuk arrin qëllimet e tua, humbisni toruan. Shigjetari Nuk duroni dot të ndiheni të kontrolluar nga të tjerët. Vlerësoni më shumë se gjithçka lirinë dhe autonominë që keni, dhe për asgjë në botë nuk doni ta humbisni.

Bricjapi Mungesa e suksesit është dobësia e juaj. Mendoni se jeni të destinuar për sukses dhe kur disa gjëra dështojnë, e keni të vështirë të kujtoni veten tuaj për aftësitë që keni. Ujori Për ju nuk ka gjë më të shtrenjtë se të dashurit tuaj. Frika juaj më e madhe është të humbni ata. Peshqit Gjykimi dhe kritikat janë ajo që bëjnë të ndiheni keq. Jeni gjithnjë në ndjekje të ëndrrave dhe ideve tuaja. Ndiheni shumë të sulmuar kur dikush ju bën një kritikë apo ju gjykon.