Pilotët e kompanisë ajrore “British Airways” miratuan një plan që parashikonte uljen e përkohshme të pagave me 20% për të kufizuar shkurtimet e vendeve të punës, njoftoi sindikata e pilotëve (Balpa). Anëtarët e saj kanë votuar me 85% në mbështetje të këtij plani, ndërkohë që sektori ajror është zhytur në krizë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Ky plan parashikon, përveç shkurtimin të 270 vendeve të punës edhe uljen e pagave me 20%, që do të ulet në 8% në dy vjet, para një rikthimi në nivel fillestar në një afat më të gjatë. “Anëtarët tanë kanë marrë një vendim pragmatik duke pasur parasysh rrethanat, por fakti që ne dështuar të bidnim BA për të shmangur çdo pushim nga puna përbën një zhgënjim të madh”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Balpas (British Airline Pilots Association), Brian Strutton.

Kompania, që punëson 4 300 pilotë, kishte parashikouar fillimisht shkurtimin e 1 255 vendeve pune. “Është një periudhë shumë e vështirë për të gjithë tek “British Airways” dhe ne i jemi mirënjohës Balpa-s dhe ekipeve tona që kanë rënë dakord për të arritur këtë marrëveshje dhe për të shpëtuar qindra vende pune”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.