Mjeku Pëllumb Pipero shprehet se një lajm i mirë vjen nga kompanitë që po punojnë për vaksinën për Covid-19. Ai shpreson se në fund të këtij viti apo në fillim të tjetrit ajo do të jetë gati. Megjithatë Pipero bën thirrje nga qytetarët që të zbatojnë masat e thjeshta kundër koronavirusit pasi ato ulin në mënyrë drastike përhapjen e tij. “Një javë më parë OBSH “urdhëroi” të gjithë shkencëtarët për të zbuluar origjinën e këtij virusi, pasi ende nuk dihet kjo gjë. Evidencat të çojnë në Wuhan, por origjinën ende nuk e dimë.
Që të shpiket një medikament anti-Covid duhen vite, pasi është një virus i ri, ndërsa për vaksinën 18-24 muaj. Lajme të mira po vijnë për prodhimin e vaksinës. Mendoj se në fund të këtij viti apo në fillim të vitit do të kemi një vaksinë. Ne të gjithë mendonim se ishte një virus respirator. Por ai nuk iu bindet ligjësive të viruseve respiratorë dhe për këtë arsye do të bashkëjetojë gjatë me ne. Maska dhe higjiena janë masat kryesore që duhet të ndërmarrim”, u shpreh Pipero për A2.