Tashmë me një platformë tërësish të re, aplikohet online për Komisionin e Akt-Konstatimeve të Task-Forcës së Transportit Rrugor. Task-Forca e Transportit Rrugor bën të ditur se, pas dërgimit të aplikimit dhe respektimit të afateve për trajtimin e rastit në komision, qëndroni në pritje të vendimit të komisionit me përllogaritjen e detyrimit për shkeljen e konstatuar. Sipas njoftimit, rasti do të trajtohet brenda 5 ditëve nga Akt-Konstatimi duke respektuar të drejtën e qytetarit për ankimim.
Ndërkohë e gjithë procedura mund të ndiqet edhe online, duke shmangur paraqitjen fizikisht në Komision. Task-Forca e Transportit Rrugor, njofton se komisioni mblidhet çdo të Enjte, në orën 10:00 në adresën: TBP (Tirana Business Park) – Rruga Rinasit, Ndërtesa Nr.7. Komisioni del me vendimet e rasteve të trajtuara çdo të Premte. Por për çdo problem apo paqartësi qytetarët mund të dërgojnë email në adresën: taskforca .dpshtrr @ dpshtrr. gov .al, citon njoftimi i Task-Forca e Transportit Rrugor.