Mozzik para pak ditësh paralajmëroi që si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19, duke qenë se ekonomia ka pësuar rënie, ai do të shpërndante për fansat e tij albumin e fundit falas. Sot ai së bashku me Getinjon dhe pjestarë të stafit të tij, i kanë marrë me radhë qytetet e Kosovës për të shpërndarë CD falas për gjithë rininë, fansa të muzikës së tij.
Reperi i njohur kishte marrë një autobus të dizenjuar me kopertinën e albumit. Mirëpo, teksa qytet pas qyteti Mozzik na tregonte fansat e entuziastmuar që mezi prisnin ta takoni dhe të merrnin një CD, Mozzik lajmëroi me anë të një postimi në Instastory se ishte i detyruar ta ndërpresë këtë fushatë, pasi kështu kishte urdhëruar policia. Ky veprim erdhi pasi disa media në Kosovë e “sulmuan” reperin duke e akuzuar se po bëhej burim për përhapjen e virusit, si pasojë e grumbullimit të njerëzve.